Futboll

Salah dhe Mahrez do jenë në Botërorin e Katarit, por si… ekspertë në koment!

Gazeta Si – ‘Profesion’ i ri për dy futbollistët e spikatur të Premier Ligës, të cilët nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës me kombëtaret e tyre. Mohamed Salah dhe Rijad Mahrez gjithsesi do të jenë në Katar 2022.

Egjipti dhe Algjeria nuk mundën të kualifikoheshin për në Botërorin e dimrit, por yjet e tyre në një farë mënyre do të jenë sërish protagonistë. Mohamed Salah dhe Rijad Mahrez, sipas ‘Stad Doha’, do të kalojnë nga fusha te televizioni.

Mohamed Salah me fanellen e Egjiptit. Gazeta Si, 20 tetor 2022

Sulmuesi i Liverpulit dhe fantazisti i Mançester Sitit do të kenë rolin e komentatorit ekspert në ndeshjet e Botërorit për ‘BEIN Sports’. Ata nuk janë të vetmit futbollistë që do të provojnë këtë eksperiencë, por mbetet për t’u parë në çfarë mënyre do ta përballojnë këtë impenjim.

Duhet theksuar se aktiviteti i klubeve në gjithë botën nuk do të ndalet, pavarësisht se kampionatet nuk do të vazhdojnë. Skuadrat mund të jenë të impenjuara në stërvitje dhe në ndeshje miqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë