Futboll

Tifozët problem, Disiplina mbyll dyert e stadiumeve të Erzenit dhe Tomorit

Gazeta Si – Sjellja e gabuar e tifozëve haset çdo javë në kampionatet e futbollit në Shqipëri. Ku më shumë e ku më pak. Gjobat duket se nuk kanë efekt, ndaj dhe Komisioni i Disiplinës ka vendosur të dënojë me ndeshje pa tifozë ekipet e Erzenit në Superiore dhe Tomorit në Kategorinë e Parë.

Të njëjtën problematikë kanë edhe stadiumet e Rrogozhinës dhe Bllshit, por për ta ka pasur vetëm gjoba. Paralajmërime edhe për disa klube të tjera, gjithmonë për çështjen e sjelljes së tifozëve.

Erzeni para nje ndeshjeje ne Durres. Gazeta Si, 19 tetor 2022

Vendimet kryesore të Disiplinës në FSHF
Erzeni, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dënohet me 4 ndeshje pa spektatorë dhe 50000 lekë gjobë.

Bylisi paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50000 lekë.

Flamurtari paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave disiplinore.

Tomori, për sjelljen e gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të paautorizuar, që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, dënohet me 4 ndeshje pa spektatorë dhe gjobë 50000 lekë.

Apolonia paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave disiplinore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë