Ka ndodhur

Një tjetër ‘shtëpi bari’ në Shkodër, kapen drogë, armë dhe fidanë kanabisi

Gazeta Si – Një shtëpi që shërbente për kultivimin e kanabisit është zbuluar në Shkodër nga forcat e policisë në vijim të operacionit “Qarku”.

Gjatë këtij aksioni u arrestua në flagrancë 32-vjeçari Marçel Shpijati. Në banesën e tij në Dajç u gjetën dhe sekuestruan 20 fidanë kanabisi, të kultivuara në vazo plastike. Po kështu u sekuestruan dhe bimë kanabisi në proces tharjeje me peshë rreth 1.2 kilogramë.

Ky aksion i policisë është në vijim të operacionit të koduar “Qarku” në Shkodër dhe konsiderohet si faza e 7 e tij.

Gjatë 7 fazave të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”, janë vënë në pranga 34 persona si dhe janë sekuestruar në total, 270.7 kg kanabis, 476 bimë dhe fidanë kanabisi, dhjetëra doze kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 armë sportive, 4 automjete dhe 16 aparate celulare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë