Politike

Agaçi në SPAK, PD i rendit 9 akuza: Pas tij e ka radhën Rama dhe Veliaj

Partia Demokratike nuk vonoi të reagonte për paraqitjen në SPAK të Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi, lidhur me inceneratorët.

 “Ai nuk është në krye të skemës, por është arkitekti i saj.

Partia Demokratike rithekson me bindje se Edi Rama, shefi i tij, është ai që e mban skemën në lëvizje, dhe ai që e mundëson atë.

Por Agaci ka përgjegjësitë e tij, të cilat nuk janë të pakta. Akuzat ndaj tij janë plot 9…”, tha deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, duke renditur më pas edhe akuzat.

“Shpresojmë që thirrja e tij në SPAK të mos jetë një vizitë rikonjicioni, për t’i hedhur hi syve medias dhe opinionit, por ora kur përgjegjësit të fillojnë të japin llogari.

Dje ishe radha e Engjëll Agaçit.

Duhet t’i vijë radhe Edi Ramës dhe Erion Veliajt si përfituesve më të mëdhenj dhe kumbarëve të inceneratorëve, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë