Ka ndodhur

Plagosja e 19-vjeçarit në Vlorë, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Gazeta Si – Një konflikt i çastit mes disa të rinjve është shkak i plagosjes së 19-vjeçarit Sebastjan Jalli, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Policia e Vlorës ka mundur të zbardhë plagosjen me armë të adoleshentit në fshatin Llakatund.

I riu u plagos në këmbë me armë nga 20-vjeçari me iniciale D.T, i cili është shpallur në kërkim dhe akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë këtij konflikti, së bashku me 19-vjeçarin kanë qenë të pranishëm dhe 2 persona të tjerë, K.M., dhe P.K.

30-vjeçari K.M., u arrestua, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, si dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, P.K., 40 vjeç dhe vetë 19-vjeçari i plagosur, pasi nuk kanë treguar për rrethanat e ngjarjes.

Autori mendohet se ende fshihet në Vlorë në fshatra apo zona të thella qytetit. Jallaj është transportuar në spital me makinë të rastit pasi ka kërkuar ndihmë pas plagosjes në lokalin aty pranë.

Ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë Sebastian Jallaj që e ka identifikuar i pari autorin dhe policia ka nisur kërkimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë