Çmimi i naftës bruto nisi ditën përsëri me rënie pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar, raportoi se deri në fund të 2022-shit, pritet një recesion global.
FMN tha se ekonomia botërore do të ngadalësohet me 3.2% ndërkohë që inflacioni shënon nivelet e 8.8%.
Pas publikimit të raportit, çmimi i naftës bruto u ul në 93.8 dollarë për fuçi, ndërkohë që javën e nisi me 97 dollarë. Nafta pati nisur rënien që kur OPEC njoftoi se do të shkurtonte prodhimin ditor të saj me 2 mln fuçi.
Thënë kështu, siç kanë paralajmëruar zyrtarët e OPEC-ut, furnizimi me naftë do mbetet i kufizuar. Inflacioni dhe mbiçmimi i dollarit pa dyshim do të shkaktonin shkatërrimin e kërkesës, por me vendimin e tij për të ulur prodhimin, OPEC+ vendosi në mënyrë efektive një tavan, kështu që nuk ka gjasa të shohim një përplasje të ngjashme me atë që dëshmuam në vitin e parë të pandemisë./Oilprices
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




