Futboll

UEFA injoron protestat e Barcelonës, s’ka dënim për arbitrat ndaj Interit

Gazeta Si – Asnjë masë për arbitrin e ndeshjes Inter-Barcelona, pas kontestimeve të shumta të spanjollëve. Slloveni Sllavko Vinçiç është caktuar nga UEFA të arbitrojë Rejnxhërs-Liverpul, kurse arbitri i VAR-it, van Boekel, do jetë në ndeshjen mes Viktoria Plzen dhe Bajernit të Mynihut.

Presidenti i Barcelonës, Laporta, edhe një ditë më parë foli me kritika për arbitrimin e ndeshjes së fundit në Champions. “Ishte e turpshme dhe këtë gjë ia kemi bërë të ditur edhe UEFA-s, sepse ishte shumë e qartë”, – tha ai.

Momenti kur Barcelona kerkoi penallti ndaj Interit. Gazeta Si, 10 tetor 2022

Nëse në Nion do ta gjykonin të dobët, apo “të turpshëm’, siç mendon Laporta, Vinçiç do të pezullohej, por nuk ka ndodhur kështu. Slloveni do të gjykojë sërish në Champions të mërkurën.

Një sinjal i qartë se UEFA nuk e konsideron atë fajtor për ndeshjen me Interin. Nuk është ndëshkuar as Pol van Boekel, arbitri i VAR-it, që duhej të shihte rastin, ku katalanasit pretendojnë për penallti, prekjen e topit me dorë të Dumfris.

Të mërkurën, në ‘Camp Nou’, do të gjykojë polaku Simon Marciniak. Barcelona do të tentojë me çdo kusht ‘hakmarrjen’ ndaj Interit dhe arbitri do të ketë jo pak punë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë