Nga Gazeta Si – “Unë besoj që presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiç që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.
Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin TRT WORLD, duke theksuar se beson se vetëm ai mund ta bindë presidentin serb për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.
“Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, theksoi Osmani.
Disa ditë më parë, presidenti Vuçiç bëri të ditur se ka refuzuar planin e propozuar nga Franca dhe Gjermania që parashikonte pranimin nga Beogradi zyrtar të Kosovës së shtet të pavarur dhe të ishte anëtare e OKB-së, si dhe disa organizmave ndërkombëtare dhe në këmbim Serbia të përfitonte anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




