Futboll

Zhbllokohet Armando Broja, gjen golin e parë me fanellën e Çelsit

Gazeta Si – Armando Broja ka gjetur golin e parë me fanellën e Çelsit në Premier Ligë. Sulmuesi i Kombëtares shënoi sot në fitoren 3-0 të londinezëve ndaj Volverhemptonit.

Broja gjeti rrugën e rrjetës në minutën e fundit të kohës së rregullt. Ishte një gol tipik i tij, me sulmuesin që krijoi hapësirë goditjeje dhe me të djathtën e çoi topin në cepin e portës.

Sulmuesi kuqezi u fut në fushë në minutën e 72-të dhe shfrytëzoi minutat që kishte dispozicion. Ky gol pritet ta ndihmojë Brojën për një performancë më të mirë në vazhdim dhe për të shënuar gola të tjerë me klubin londinez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë