Gazeta Si – Bajern Mynih ka filluar që tani të kërkojë sulmues për të bërë goditjen në merkaton e janarit. Sipas ‘Sport Bild’, klubi bavarez po lëviz me vendosmëri dhe nuk dëshiron të presë verën e ardhshme për të fuqizuar repartin e avancuar.
Bavarezët duan të sigurojnë një sulmues të nivelit të lartë dhe objektivi numër 1 mbetet anglezi Herri Kejn, kapiteni i Totenhemit dhe kombëtares së ‘Tre Luanëve’. Kejn është vënë në shënjestër prej kohësh nga Bajerni.

Por së fundi po merr vëmendje edhe një hipotezë ‘low-cost’. Bëhet fjalë për Markus Thuram, kontrata e të cilit me Borusia Mënshengladbah skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Thuram shihet si një alternativë, nëse dështon pista ‘Kejn’.
Bajerni shiti Robert Levandovskin te Barcelona dhe bleu Sadio Mane nga Liverpuli, por deri në këtë pjesë të sezonit skuadra ka shfaqur herë pas here probleme në sulm. Drejtuesit e klubit po lëvizin që tani për të pasur një lojtar me peshë në sulm për sezonet e ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




