Futboll

Forbes zbulon pasanikun e ri të futbollit, Mbape sposton Mesin dhe Ronaldon

Gazeta Si – Kilian Mbape kalon Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon dhe bëhet futbollisti më i pasur në botë. Sipas vlerësimit të Forbes, në sezonin 2022-2023 francezi do të fitojë 128 milionë dollarë, 8 milionë më shumë se argjentinasi dhe 28 më shumë se CR7, i cili mbetet ai që fiton më shumë jashtë fushe (60 milionë).

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 8 tetor 2022

Në vend të katërt është një tjetër futbollist i PSG-së, Nejmar, ndërsa pas tij vijnë Salah (Liverpul) dhe Haland (Mançester Siti). Plotësojnë 10-shen e parë Levandovski, Hazard, Injiesta dhe De Bryjne.
Tek 128 milionë dollarët e kalkuluara nga Forbes futen të ardhurat sportive dhe ato që vijnë nga akordet me një skuderi partnerësh, si Nike, Dior, Hublot, Oakley dhe Panini.

Interesat e sulmuesit nuk përfundojnë këtu. Mbape është prej tre vitesh imazhi kopertinë i videolojës Fifa, ka një kompani produktesh sportive, Zebra Valley, dhe është ambasador dhe investitor i platformës NFT Sorare.

Pjesa më e madhe e fitimeve, 110 milionë, vjen nga rinovimi faraonik me PSG-në verën e kaluar, pasi refuzoi marrëveshjen me Realin e Madridit.

Erling Haland. Gazeta Si, 8 tetor 2022

Me vendin e 6-të debuton në ‘top 10’ ylli i Mançester Sitit, Erling Haland, i vetmi përveç Mbape që është më i ri se 30 vjeç. Dhjetë futbollistët më të paguar në botë për këtë sezon fitojnë në total 652 milionë dollarë, një shifër e rritur 11% në krahasim me 585 milionët e vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë