Futboll

Vllaznia fillon festën para kohe, Partizani e përmbys në ‘Loro Boriçi’

Gazeta Si – Për një moment Vllaznia e pa veten kryesuese të Superiores. Shkodranët shënuan ndaj Partizanit me anë të Ardit Hoxhajt dhe nëse do ta ruanin avantazhin, do ta kalonin ekipin e kuq në renditje.

Por dihet që shkodranëve u hipën vetja në qejf shpejt dhe kjo ndodh edhe me ekipin e futbollit. Ndoshta te Vllaznia filluan festën para kohe dhe në pjesën e dytë Partizani përmbysi gjithçka me 2 gola.

Partizani feston golin e Skukes. Gazeta Si, 7 tetor 2022

Viktor Da Silva, ish-lojtar i Vllaznisë, dhe Xhuljano Skuka shënuan golat që e rikthyen Partizanin në vend të parë, me 15 pikë. Ishte një reagim pozitiv i skuadrës së Kolelës pas humbjes në derbin me Tiranën disa ditë më parë.

Në anën tjetër, skuadra e Josës nuk po arrin të japë atë që pritet, duke treguar luhatje të forta edhe brenda së njëjtës ndeshje. Shkodranët mbeten prapa në renditje, në vend të 5-të, me 10 pikë pas 7 ndeshjesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë