Gazeta Si – Redon Xhixha është pa asnjë dyshim lideri i ri i Tiranës. Pas dopietës me Partizanin, sulmuesi shënoi 3 gola sot ndaj Laçit, por që nuk mjaftuan që skuadra kampione të merrte fitoren e radhës në “Selman Stërmasi”.
Është mbyllur në barazim 3-3 kjo ndeshje, ku Laçi i ka dhënë fund serisë së humbjeve. Tirana ‘qan’ dy pikë, që gjatë kampionatit mund të rezultojnë shumë të rëndësishme.

Mentor Mazrekaj, i cili hapi ‘festivalin’ e golave në pjesën e parë, ngriu buzëqeshjen e Tiranës 1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt. Borisiuk shënoi me penallti golin tjetër për Laçin.
Tirana merr përkohësisht kryesimin me 12 pikë, me golaverazh më të mirë se Partizani, që sot luan me Vllazninë në Shkodër.
Ndeshja mes Erzenit dhe Egnatias është mbyllur në barazimi 0-0. Një rezultat që më shumë kënaq shijakasit, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në vendet e para të klasifikimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




