Gazeta Si – Një 53-vjeçar është arrestuar, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim, pasi po transportonin me një furgon 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Adoleshenti 18- vjeçar G.M., ka mundur të largohet, duke përfituar nga errësira. Ndërsa 53-vjeçari, babai i të riut ,ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprime procedurale për këtë rast.
Gjatë kontrollit fizik, 53-vjeçarit iu gjetën 11.460 euro dhe 5000 lekë, të dyshuar të përfituar në këtë veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




