Gazeta Si – Danimarka ka njoftuar se futbollistët e saj do të shkojnë pa familjet e tyre në Katar, ku në nëntor fillon Kupa e Botës. Një qëndrim ky në linjë me atë që Federata Daneze e Futbollit ka mbajtur që në fillim në lidhje me mosrespektimin e të drejtave të njeriut në vendin që organizon Botërorin.
“Nuk duam të kontribuojmë te përfitimet e Katarit dhe për këtë arsye kemi reduktuar në maksimum aktivitetet tona, që nga udhëtimi”, – ka shpjeguar federata daneze për të përditshmen ‘Ekstra Bladet’.

Pak ditë më parë, ‘Hummel’, sponsori teknik i kombëtares daneze, prezantoi fanellat që lojtarët do të mbajnë në Botëror. Në ato fanella kishte disa mesazhe në respekt të të drejtave të njeriut.
Kohët e fundit Katari ka qenë shpesh në qendër të kritikave, sepse shumë punëtorë kanë humbur jetën gjatë punës për ndërtimin e stadiumeve, ku do të luhen ndeshjen e Botërorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




