Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria renditet në vendin e 74-të nga 128 vende të botës, për rrezikun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit me 4.92 pikë në total. Nga një vit më parë, vendi ynë është rritur me dy pozicione, por përsëri mbetet ndër vendet me rrezik mesatar të kësaj veprimtarie. Kështu tregon Indeksi i Bazelit 2022, ku vendi i parë mban rrezikshmërinë më të lartë dhe vjen në rënie deri në pozicionimin e fundit.

Indeksi i liston vendet sipas 5 indikatorëve që nxjerrin pikët finale. Pikët më të larta si ndikim negativ, Shqipëria i merr në transparencën financiare, 6.14. Ndjekur nga korrupsioni dhe ryshfeti me 5.95. I lartë vlerësohet dhe risku politik dhe ligjor, me 5.54 pikë. Indeksi e vlerëson me 4.6 pikë kuadrin ligjor për parandalimin e pastrimit të parave në Shqipëri dhe me 3.4 pikë transparencën publike.
Raporti vëren se në të gjithë botën, rreziku për pastrimin e parave është shtuar dhe ka rënë niveli i monitorimit apo rregullimeve ligjore për të. Një ndër pengesat e mëdha të parandalimit të pastrimit të parave është ajo e mungesës së informacionit midis autoriteteve për keqpërdorimin e pastrimit të parave nga persona juridikë apo entitetet.
Vendet me riskun më të lartë të pastrimit të parave Republika e Kongos, Afganistani, Sudani i Jugut, Haiti, Myanmar, Irani, Mozambiku dhe Guinea, ndërkohë që Finlanda zë vendin e parë me riskun më të ulët.
Dy vite më parë, Shqipëria u rikthye në listën grit të Moneyval për rrezikun e pastrimit të parave dhe nuk ka bërë asnjë progres. Moneyval i rekomandon Shqipërisë, herë pas herë monitorim të pikave të dobëta që lënë hapësira për këtë aktivitet, nga koordinimi i institucioneve, deklarimin e pronarëve përfitues e deri tek asetet digjitale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



