Futboll

Revoltohet Barcelona, reklamim në UEFA për arbitrimin ndaj Interit

Gazeta Si – Sfida Inter-Barcelona u mbyll me fitoren e italianëve 1-0, por la pas shumë polemika në lidhje me gjykimin. Ishin të shumta episodet e diskutueshme, të vendosura nga VAR-i.

Të dyja skuadrave iu anulua nga një gol, Barcelonës për prekje topi me dorë dhe Interit për pozicion jashtë loje. Por ishte një episod tjetër, që tërboi katalanasit, pasi nuk u mor në konsideratë nga VAR-i. Një prekje e topit me dorë nga Dumfris, që do të thotë një penallti e mohuar.

Faqja e pare e ‘Mundo Deportivo’. Gazeta Si, 5 tetor 2022

Për këtë arsye, klubi spanjoll ka vendosur të bëjë një reklamim në UEFA për arbitrimin. Trajneri Ksavi Hernandez e quajti padrejtësi atë që bënë arbitrat e ndeshjes me Interin.

“Jam shumë i nervozuar, sepse na është bërë një padrejtësi. Nuk e kuptoj, sepse arbitri nuk na ka dhënë asnjë shpjegim për rastin e prekjes së topit me dorë nga Dumfris. Arbitri duhet të vinte të na jepte shpjegime, që të kuptonim logjikën e tij, por nuk tha asnjë fjalë. Tani jemi në një situatë të komplikuar prej këtyre gabimeve”, – tha Ksavi pas ndeshjes.

Ksavi proteston tek arbitri i 4-t. Gazeta Si, 5 tetor 2022

Imazhet në fakt tregojnë një prekje të qartë të topit me dorë nga mbrojtësi holandez. Ka një hipotezë që VAR-i mund të mos i ketë pasur këto pamje, prandaj nuk ka ndërhyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë