Futboll

Ceferin replikon me Perez: Superliga nuk ekziston më si problem

Gazeta Si – Sapo i përmend Madridin, Aleksander Ceferin bëhet serioz. Presidenti i UEFA-s, kur flet për ‘momentin më të vështirë’ që kur është në krye të futbollit europian, vë në vend të parë Superligën dhe pastaj Covid-in.

Ceferin ka theksuar se në dallgën e parë të fortë futbollit europian e përballoi goditjen dhe sot ‘ndoshta është më i bashkuar se kurrë më parë në të kaluarën’.

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 4 tetor 2022

Por ai projekt ‘i mbytur’ gati dy vjet më parë vazhdon të bëjë përpjekje për t’u realizuar. Nga Spanja, presidenti i Realit Florentino Perez është kthyer fuqishëm, duke propozuar sërish Superligën. Ai thekson se duhet të bashkohen gjithë klubet më të mira të Europës për të ndalur ‘dekadencën e futbollit”.

Reagimi i presidentit të UEFA-s për këtë çështje ka qenë i prerë: “Është një ide idiote, që është përpjekur të shkatërrojë futbollin. Kemi folur, madje shumë për Superligën. Për mua është një problem që nuk ekziston më.

Më kanë thënë se çfarë ka ndodhur së fundi, ai ka treguar përsëri se kërkon të mbyllë gjithçka, që të mos luajë me klube më të vogla dhe se modeli europian duhet të ndryshojë. Do të ishte një gabim i jashtëzakonshëm dhe nuk dua të flas më për këtë gjë”.

Sipas Ceferin, Liga e Kampionëve do të jetë edhe më e bukur, duke filluar nga viti 2024, me formatin e saj të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë