Gazeta Si – Ulje-ngritjet e pabesueshme që ka përjetuar në karrierën e tij Ronaldo janë në fokusin e një filmi-dokumentar, që do të prezantohet në Madrid, më 14 tetor. Është një prodhim i Zoom Sports e DAZN Studios, në bashkëpunim me Beyond Films.
Historia ekskluzive e Luiz Nazario da Lima, për të gjithë Ronaldo ‘Fenomeni’, sulmuesi legjendar brazilian, vjen nëpërmjet intervistave të padëgjuara më parë nga Roberto Karlos, Zinedin Zidan, Diego Simeone, Paolo Maldini, Kristian Vieri dhe Romario.

Filmi flet fillimisht për rritjen e shpejtë të Ronaldos, rënien dramatike dhe pastaj rilindjen, që kulmoi me fitimin e Kupës së Botës me Brazilin në vitin 2002. Pas eventit, filmi do të jetë i disponueshëm në app në gjithë botën.
“Të realizoja këtë dokumentar ishte një eksperiencë emotive, e veçantë. Është një portret i vërtetë i jetës sime, – ka deklaruar Ronaldo. – Buron nga zemra, gjithçka është mbi tavolinë, pa fshehur asgjë.
Të përshkruhej karriera ime, me momentet më të mira dhe periudhën më të vështirë, ishte e pabesueshme. Shpresoj që fansat ta vlerësojnë këtë film aq sa unë desha të realizoja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




