Gaazeta Si – Tragjedi e madhe në Indonezi pas një ndeshjeje futbolli. Raportohet për mbi 180 persona të vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve janë shkelur nga turma. Federata ndalon kampionatin.
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Indonezi të shtunën në mbrëmje, në qytetin Malang. Tifozët e Arema FC pushtuan fushën e stadiumit ‘Kanjuruhan’ të egërsuar pas humbjes 2-3 kundër Persebaya Surabaya, rivalit historik që nuk kishte fituar kurrë në 20 vitet e fundit.
Ishte një revoltë, siç e quajti policia, që filloi të hidhte gas lotsjellës drejt turmës, pas vrasjes së dy agjentëve. Spektatorët u pushtuan nga paniku dhe dhjetra prej tyre humbën jetën, pasi u shkelën nga turma.
Pamjet e filmuara brenda stadiumit tregojnë një sasi të madhe gazi lotsjellës dhe qindra persona të kapur pas kangjellave dhe barrierave, në përpjekje për të dalë nga stadium. Të tjerë shfaqen duke transportuar të plagosurit. Një kaos i madh.
TRAGEDIA EN INDONESIA
— Andre Marín (@andremarinpuig) October 2, 2022
Reportan una batalla campal tras un partido de fútbol, al menos 127 muertos y 180 heridos. pic.twitter.com/RUGKTYrIfS
“Policia hodhi gas lotsjellës dhe njerëzit vrapuan si të mundnin për të dalë, duke u shtyrë me njëri-tjetrin, çka solli shumë viktima”, - tha një tifoz për ‘Afp’. Presidenti indonezian, Joko Widodo, ka urdhëruar një analizë të thellë të ndeshjeve të futbollit dhe procedurave të sigurisë. Ai i kërkoi federatës të pezullojë kampionatin.
Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 5 vjeç. Stadiumi ka një kapacitet prej 42.000 spektatorësh dhe ishte i mbushur plot. Pas ndeshjes, rreth 3 mijë persona hynë në fushë. Përpara stadiumit kanë janë ende mbetjet e mbrëmjes së çmendur, pajisje dhe mjete të karbonizuara, mes tyre edhe një kamion policie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.