Gazeta Si – Ilir Daja, trajneri i suksesshëm shqiptar që ka shkuar dy herë në grupet e kompeticioneve europiane, së fundi është lakuar edhe për drejtimin e Kombëtares shqiptare. Në opinionin sportiv ai shihet si një trajner adapt për kuqezinjtë, por të paktën për momentin ka pak gjasa të ndodhë kjo gjë.
Daja ka rinovuar edhe për dy vjet kontratën me Ballkanin. Kryeqytetasi u shpall kampion me këtë skuadër dhe arriti ta kualifikojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku gjithashtu po bën një paraqitje të mirë.

Më parë Daja është shpallur kampion edhe Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun. Me këtë të fundit ka shkuar disa vite më parë në grupet e Ligës së Europës. Janë të gjitha këto arritje që e bëjnë këtë trajner të konsiderohet si njeriu i duhur edhe për Kombëtaren.
Klubi kosovar i Ballkanit e ka vlerësuar Dajën për punën e mirë që ka bërë dhe nuk ka nguruar t’i ofrojë rinovimin e kontratës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje