Gazeta Si – Lionel Skaloni, trajneri i Argjentinës, ka rinovuar kontratën deri në Botërorin e 2026-ës. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Klaudio Tapia.
Trajneri Skaloni ka bërë një punë të mirë gjatë këtyre viteve dhe ka arritur të fitojë Kupën e Amerikës. Tani ai dhe skuadra synojnë të fitojnë Kupën e Botës në Katar, në Botërorin e fundit të Lionel Mesit. Me rinovimin e kontratës, ish-lojtari i Lacios është edhe më i qetë.

Argjentina mundi 3-0 Xhamajkën në miqësore, duke shkuar kështu në 35 ndeshje pa humbje, vetëm 2 ndeshje larg rekordit që mbahet nga Italia. Alvarez dhe dy herë Mesi shënuan golat për kombëtaren amerikanojugore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




