Gazeta Si – Është Spanja skuadra që kompleton 4-shen e ‘Final Four’ në Ligën e Kombeve, ku i bashkohet Italisë, Kroacisë dhe Holandës. Portugalia e Ronaldos ka humbur një mundësi të artë, edhe pse luante në fushën e saj.
Spanja ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta, por në fund ia doli të godiste, duke shënuar golin e fitores me Alvaro Moratën. Vendimtar ishte Niko Uilliams, i futur në lojë nga stoli. Çekia, me humbjen 2-1 ndaj Zvicrës, bie në Ligën B.

Ukraina nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Skocinë dhe kjo e fundit me këtë rezultat është ngjitur në Ligën A. Serbia, e udhëhequr nga Vlahoviç, fitoi ndeshjen direkte me Norvegjinë në transfertë dhe u ngjit në Ligën A. Paraqitje të dobët ka bërë në këtë edicion të Ligës së Kombeve Suedia, që ka zbritur në Ligën C.
Takimi i radhës në Ligën e Kombeve tani është në qershor, kur Italia, Holanda, Spanja dhe Kroacia do të diskutojnë mes tyre trofeun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




