Politike

PS nis fushatën/ Kryesia ndryshon drejtuesit në nivel qarku: Ikën Arben Ahmetaj, rikthehet Pandeli Majko

Nuk janë ndryshime qeverie por ndryshime organizative. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fund të mbledhjes së kryesisë së PS-së kur u pyet mbi arsyet e disa ndryshimeve të drejtuesve në nivel qarku në prag përgatitjesh për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kryeministri Rama u pyet konkretisht për ish-zv-kryeministrin dhe bashkëpunetorin e tij ndër vite ne qeveri, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj nga sot (27 shtator) është larguar si drejtues i qarkut të Vlorës duke e zëvendësuar me Blendi Klosin.

“S’ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Jemi shërbëtorë të këtij misioni. Secili ka misionin e vetë. Kjo është skuadër dhe çdo skuadër ka rolin e ndryshëm dhe të gjithë bëjnë rolin e tyre.”, tha Rama. Pas vendimit të kryesisë, Ahmetaj mbetet edhe pa angazhim kryesor partiak.

Ndërkohë Elisa Spiropali është vendosur të zëvendësojë Edona Bilalin si drejtuese e qarkut në Shkodër. Ndërsa Pandeli Majko ka marrë një detyrë të re, duke u komanduar  drejtues i qarkut të Kukësit, aty ku më parë ishte Spiropali.

Rama tha gjithashtu se nuk do të zhvilloje primaret në parti si partia tjetër në opozitë PD.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë