“Mokra n’fest” edicioni III-të vjen sot, në një tjetër zonë kulturore dhe historike pranë Urës së Golikut e shek. XVII pjesë e rrugës “Egnatia”.
E kthyer tashmë në një traditë, “Mokra n’fest” është eventi që bën bashkë jo vetëm të gjithë banorët e kësaj zone por edhe vizitorë të shumta nga vise të ndryshme të vendit dhe turistë të huaj.
Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli u shpreh se, “në këtë edicion të “Mokrës n’festë”, janë në fokus, monumentet e kulturës e natyrës, tradita, kulinaria, folklori dhe zakonet e zonës, si atraksione unike që përfaqësojnë Mokrën dhe tërheqin interesin e shumë vizitorëve”.
Sipas tij, aktivitet në kuadër të kësaj feste kanë nisur që të premten, datën 23 shtator, ku u zhvillua campingu natyror. Pjesëmarrës të kësaj feste kanë kaluar natën në zonë, ndërsa sot në 24 shtator, Mokra n’fest ka sjellë një spektakël të vërtetë të traditës, kulinarisë dhe veprimtarisë artistike folke.
Mokra n’fest” njihet si festa e kulaçit dhe e dollisë, e njohur për një histori dhe traditë tepër të veçantë, si dollia me 101 shëndete.
Pjesë e saj janë gatimi i kulaçit, lakrorit, reçelrave, komposteve etj. por ndërkohë nuk munguan vallet, këngët, lojërat në natyrë dhe eksperienca e veçantë e shëtitjeve me kuaj.
Të shumtë janë edhe qytetarë nga zona të ndryshme të vendit që i janë bashkuan kësaj feste në të cilën promovohen prodhimet e zonës.
Kjo zonë vlerësohet si një potencial turistik, kulturor dhe historik.
Mokra njihet edhe si kryeqendra e mbretërisë së parë ilire. Dëshmitë historike monumentale tregohen përmes 5 varreve të Selcës në kodrën e quajtur Gradishtë./ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.