Gazeta Si – Bepe Bergomi, ish-futbollist i Interit, aktualisht opinionist futbolli, ka dhënë së fundi disa deklarata, ku në një farë mënyre e përjashton ekipin zikaltër nga gara për titull këtë sezon.
Për ‘Corriere della Sera’ ai ka theksuar: “Kampionati është shumë i gjatë. Milani dhe Napoli për momentin duket se kanë diçka më shumë se të tjerët. Por jemi ende në shtator, ka shumë kohë. Edhe Juventusi është në garë për titullin, gjithçka është e mundur në këtë kampionat”.

Bergomi ka qenë një kritik i drejtpërdrejtë i Interit, sidomos pas ndeshjeve të fundit, ku zikaltrit kanë pësuar disa humbje të rëndëa. Ish-mbrojtësi ka fajësuar trajnerin Simone Inzagi për faktin se nuk ka një plan taktik B.
Humbja e fundit me përmbysje ndaj Udinezes e ka trazuar jo pak ambientin në kampin e Interit, por për momentin trajnerit i është dhënë besimi nga drejtuesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




