Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka zgjatur huanë detyruar Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, mbi projektet infrastrukturore në zonat e Përmetit, Ksamilit, Orikumit, Beratit, Gjirokastrës.
Kështu njoftoi, zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero, e cila tha se pas propozimit për shtesë të huasë, KM e miratoi sot dhe ajo do të shërbejë për ndërhyrjet specifikisht në zonat turistike të Ksamilit dhe Orikumit.
“Hyn në fuqi miratimi i marrëveshjes ndryshuese të huasë midis Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtimi dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Është një marrëveshje e miratuar në vitin 2017 dhe besoj se është bërë publike dhe për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe që i ka dhënë një shtysë të madhe turizmit”, -tha zv.ministrja Vjero.
Marrëveshja ka nisur në vitin 2017 dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve.
Deri më tani, BERZH ka investuar mbi 1.4 miliardë € në 100 projekte në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



