Futboll

Vllaznia, sot akti i parë drejt ëndrrës për grupet e Championsit

Gazeta Si – Vllaznia, kampione e Shqipërisë në futboll për femra, është shumë pranë ëndrrës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Ka edhe një hap të fundit për të bërë. Shkodranet luajnë sot ndeshjen e parë të ‘play-off’ ndaj ukrainaseve të Vorskla Kharkiv 2.

Shansi i madh i Vllaznisë është që të dyja ndeshjet do t’i luajë në stadiumin e vet, në “Loro Boriçi”, pas marrëveshjes mes dy klubeve. Akti i parë luhet sot, në orën 18:00. Me ndihmën e tifozëve, vajzat kuqeblu shpresojnë të hedhin hapin drejt kualifikimit.

Vllaznia ka bërë shumë përforcime në merkato, duke afruar lojtare të huaja me kualitet. Shpresat për të hyrë në histori me kualifikimin në grupet e Championsit janë vërtet të mëdha.

Do të jetë hera e tretë që kjo skuadër synon këtë arritje historike. Në dy të parat nuk ia ka dalë dhe mund të jetë ‘e treta, e vërteta’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë