Gazeta Si – Kukësi ka shumë arsye për të fituar sot në fushën e vet. Luan para tifozëve të tij, në stol debuton trajneri Enkeleid Dobi dhe duhet të lërë vendin e fundit, ku qëndron aktualisht. Katër javët e para kanë qenë tejet zhgënjyese për veriorët.
Përballë ka Partizanin dhe nuk është aspak e lehtë, por për Kukësin edhe barazimi do të ishte si një humbje. Në dy ndeshjet e para të luajtura në ‘Kukës Arena’, me Gegën në stol, kuksianët barazuan me Tiranën dhe u mundën nga Kastrioti. Sot ndoshta është ‘e treta e vërteta’.

Ndeshja luhet në orën 15:00 dhe mbyll javën e 5-të të Superiores. Partizani, pas humbjes së papritur me Erzenin, sot kërkon kthesën dhe ngjitjen në krye, pasi aktualisht janë shijakasit që mbajnë vendin e parë me 11 pikë.
Do të jetë një sfidë mjaft delikate për skuadrën e drejtuar nga Kolela, edhe pse presioni është i gjithi mbi Kukësin. Me 2 pikë pas 4 ndeshjesh, veriorët kanë bërë startin më të dobët për sa kohë janë në Superiore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




