Futboll

Napoli trondit Milanin në ‘San Siro’, kryeson bashkë me Atalantën

Gazeta Si – Napoli ka mundur 1-2 Milanin në ndeshjen kryesore të javës së 7-të të Serisë A. Skuadra e Spaletit, pas kësaj fitoreje me shumë peshë, kryeson bashkë me Atalantën, me nga 17 pikë. Milani pëson humbjen e parë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Episodi që zhbllokoi ndeshjen ishte ai i kontaktit mes Dest dhe Kvaratshkelias. Pas konsultimit me VAR-in, arbitri akordoi penallti për Napolin dhe Politano realizoi nga pika e bardhë.

Nga ndeshja Milan-Napoli, 1-2. Gazeta Si, 18 shtator 2022

Avantazhit të miqve iu përgjigj i zakonshmi Zhiru me golin e barazimit. Por Napoli gjeti golin e fitores me argjentinasin Simeoni, i cili realizoi me kokë pak minuta pasi u fut në fushë. Milani nuk pati forcë as të barazonte, duke pësuar kështu humbjen e parë në kampionat.

Skuadra e trajnerit Stefano Pioli vuajti shumë mungesën e Leaos, i skualifikuar për këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë