Futboll

Interi dhe Juventusi në krizë, Inzagi dhe Alegri në bankën e të akuzuarve

Gazeta Si – Interi dhe Juventusi dolën me kocka të thyera nga java e 7-të e Serisë A. Dhe tani Inzagi dhe Alegri rrezikojnë seriozisht. Interi u mund 3-1 nga Udineze, kurse Juventusi 1-0 nga Monca, skuadra që sot arriti fitoren e parë në kampionat.

Numrat nuk janë gjithçka, por nuk gënjejnë. Interi ka humbur 3 ndeshje në 7 javë, gjithmonë duke pësuar 3 gola. Po ashtu, ka edhe një humbje në Champions.

Zhgenjimi i lojtareve te Interit pas humbjes ne Udine. Gazeta Si, 18 shtator 2022

Juventusi, nga nisja e sezonit, ka mundur vetëm Sasuolon dhe Specian në shtëpi dhe ka pësuar 2 humbje në 2 ndeshje në Europë. Të thuash se pritej diçka më shumë nga këto dy skuadra, duket si një tallje.

Inzagi dhe Alegri, natyrisht, janë në bankën e të akuzuarve. Akuza të ndryshme për një situatë të njëjtë, por trajneri i Juventusit është më i rrezikuar, pavarësisht deklaratave të drejtuesve.

Inzagi kurrë nuk ka shkëlqyer për aftësinë e bërjes së ndërrimeve. Në Udine, kjo mangësi, për shumë kritikë të tij, ishte arsyeja e vërtetë e humbjes. Ai ndërroi pas gjysmë ore Mkhitarian dhe Bastonin, sepse u ndëshkuan me karton. Edhe dalja e Xhekos, kur rezultati ishte 1-1, është kritikuar.

Edhe eksperimenti në mbrojtje la shumë dyshime. Treshja e repartit difensiv u ndërrua 4 herë në Udine. Por në lojë Interi ka të paktën një ide nga ato të trejnerit, ndryshe nga sa ndodh me Juventusin.

Te bardhezinjtë principet e lojës nuk ekzistojnë fare. Skuadra nuk bën lëvizje të njohura nga lojtarët në fushë. Alegri vazhdon t’u dhurojë lojtarëve të tij lirinë për të shprehur klasin e tyre. Por janë principet e lojës që lejojnë atë që zotëron topin të ndërtojë dhe finalizojë. Të dijë çfarë lëvizjesh bëjnë shokët e skuadrës lejon atë që ka topin të zhvillojë në mënyrë automatike gjurmët e lojës.

Nëse për Interin mund të flitet për një rënie shqetësuese, por që mund të kalohet, nuk mund të jesh optimist për të ardhmen e Juventusit. Sepse mungesa totale e lojës do të sjellë të njëjtin rezultat. Juventusi mund të fitojë fitojë, por në 2022-shin, pa ide është e pamundur të shkosh larg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë