Gazeta Si – Pas Endri Çekiçit është Myrto Uzuni që shënon në Europë. Sulmuesi i Kombëtares shënoi 2 golat e fitores 2-1 të Granadës ndaj Mirandes në Spanjë.
Beratasi gëzon një formë të shkëlqyer dhe të paktën këto javë është ai superstari i Granadës në Ligën 2. Në të dy rastet Uzuni shënoi pas asisteve të ish-lojtarit të Napolit dhe Realit, Kalehon.
Me dopietën e sotme, sulmuesi 27-vjeçar është ngjitur në kuotën e 6 golave në kampionat. Granada udhëheq kampionatin aktualisht me 12 pikë.
Forma e mirë e Myrto Uzunit është pozitive edhe për Kombëtaren në prag të dy ndeshjeve me Islandën dhe Izraelin. Nga sulmuesit kuqezi, për momentin ai është në gjendjen më të mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.