Duket se shumë shpejt do të zgjidhet “misteri” mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili prej javësh tashmë rezulton i zhdukur.
Në një komunikim në Facebook me qytetarët dhe gazetarët, kryeministri Edi Rama tha këtë të shtunë se Policia e ka tashmë një përgjigje se çfarë ka ndodhur me Martinajn, duke theksuar se shumë shpejt do të dalë edhe me prova.
“Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt. Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”, tha Rama.
Më 11 gusht, familjarët e Ervis Martinaj kanë denoncuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë zhdukjen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




