Drejtësia

Kraja kryetar i SPAK deri në dhjetor, KLP fillon procedurat për drejtuesin e ri

Kreu i SPAK, Arben Kraja është drejt përfundimit të mandatit. Për pasojë, të premten Këshilli i Lartë i Prokurorisë eshte mbiedhur për të diskutuar “hapjen e procedurës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme”, ku ka komunikuar një afat prej 45 ditësh për kandidatët e interesuar për të paraqitur platformat e tyre.

Arben Krajës i përfundon mandati në datën 18 dhjetor dhe si detyrim KLP duhet të hapë 3 muaj para garën.

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Arben Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.

Drejtuesi i SPAK (Prokurorisë së Posaçme) nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, pasi gëzon vetëm 1 mandat.

Prokurori Arben Kraja u zgjodh kreu i SPAK, njohur si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsionit më 19 dhjetor 2019.

Edvin Kondili dhe  Andand Xholi jane dy emrat kandidate qe perfliten deri tani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë