Drejtësia

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Metës për Dvoranin

Nga Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-Presidentit Ilir Meta ndaj ish-kryetarit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Gjykata nuk ka zbardhur ende arsyet që e çuan në këtë vendimmarrje.

Në muajin nëntor të vitit 2021, GJKKO pushoi hetimin për Ardian Dvoranin. Pas këtij vendimi, vetë ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pas seancës tha se ai nuk ka përplasje me asnjë institucion.

“Është e drejta e zotit Meta ashtu si çdo individi tjetër të ketë interpretimin e tij dhe gjykimin e tij mbi fakte e rrethana të caktuar s’jam askush ta gjykoj apo paragjykoj atë çfarë thotë ai apo kushdo, janë institucionet ato që gjykojnë e vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përkasin një regjimi të kaluar, gjyqet s’bëhen nëpër media me gjithë respektin mediat informojnë por çështjet vendosen këtu”.

Ish-kreu i shtetit, Ilir Meta, e paditi Dvoranin për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë