Moti

Fundjava do të sjellë vjeshtën, stuhi dhe ulje temperaturash

Qëndra ciklonike e pozicionuar në detin Tirren do të përfshijë rajonet e Ballkanit duke sjellë reshje shiu dhe stuhi intensive në territorin e Shqipërisë, me aktivitet kryesor ditën e shtunë.

Ditën e sotme (e premte), moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën veri-perëndimore ku reshjet do të jenë intensive në zonën e Shkodrës. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      13/29°C

Zona e ulët         14/33°C

Zona bregdetare  20/32°C

E Shtunë , data 17 Shtator 2022

Moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi dhe rrebeshe me intesitet në zonën veri-perëndimore me aktivitet kryesor në mëngjes deri pasdite. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15 -25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      14/21°C

Zona e ulët         16/28°C

Zona bregdetare  20/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë