Gazeta Si – Ballkani ka bërë një tjetër paraqitje pozitive në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pavarësisht se është mundur. Skuadra e trajnerit Ilir Daja luajti si e barabartë në Pragë, ku u mund 3-2 nga Sllavia. Të 5 golat u shënuan në pjesën e parë.
Kampionët e Kosovës kaluan dy herë në avantazh, fillimisht me Krasniqin. Vetëm pak minuta më pas portieri Frashëri shkaktoi një autogol. Më pas ishte Thaqi që i dha avantazhin Ballkanit me një gjuajtje potente në zonë.

Piter Olainka, ish-sulmues i Skënderbeut, u bë protagonist me një asist dhe një gol, që ndihmuan Sllavian për të përmbysur rezultatin në 3-2. Pjesa e dytë nuk solli asnjë ndryshim në rezultat. Minutat e fundit Ballkani luajti me 10 vetë, pasi Thaçi u ndëshkua me karton të kuq.
Pas dy ndeshjesh, Ballkani ka një pikë, ashtu si rumunët e Kluzhit. Udhëheqin grupin Sllavia dhe Sivaspori me nga 4 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




