Futboll

Sondazhi i ‘Amnesty’: FIFA të rimburosjë punëtorët e shfrytëzuar në Katar!

Gazeta Si – FIFA duhet të dëmshpërblejë punëtorët emigrantë të shfrytëzuar për përgatitjet e Botërorit të Katarit. Ky është përfundimi i një sondazhi global të bërë nga ‘Amnesty International’.

Sondazhi në fjalë është zhvilluar nga data 16 gusht deri më 6 shtator. Dhe sipas tij, gati 2/3-at (73%) e më shumë se 17.000 personave të rritur të 15 vendeve, gjykojnë se FIFA duhet të rimbursojë punëtorët për dëmet e pësuara në punë për ndërtimin e stadiumeve në Katar.

Punetore gjate ndertimit te nje stadiumi ne Katar. Gazeta Si, 15 shtator 2022

Mbështetja ndaj punëtorëve është më e madhe nga ata që do të shohin të paktën një ndeshje në televizor. Për 67% të personave të intervistuar, federata e vendit të tyre duhet të mbajë qëndrim për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Duhen edhe 50 ditë deri në fillimin e Botërorit dhe FIFA ka kohë të bëjë atë që duhet. Tifozët nuk duan një Botëror futbolli të njollosur nga shkelja e të drejtave të njeriut.

Për të kaluarën nuk ka kthim pas, por të paktën një program rimbursimi nga FIFA dhe Katari do të thotë një kompensim sado i vogël për qindra dhe mijëra punëtorë që kanë mundësuar zhvillimin e turneut”, – ka deklaruar Steve Cockburn, drejtori i programit ‘Drejtësi sociale dhe ekonomi’ i ‘Amnesty International’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë