Futboll

Berluskoni vendos të ndryshojë trajnerin, shkarkohet Stropa

Gazeta Si – Presidenti i Moncës, Silvio Berluskoni, ka vendosur të ndryshojë drejtimin e skuadrës. Trajneri Xhovani Stropa është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të para të kampionatit.

Vetëm me një pikë në gjashtë ndeshje, Berluskoni nuk ka duruar më. Ish-presidenti i Milanit, bashkë me Galianin, kanë ndërhyrë për stolin 5 ditë para sfidës me Juventusin në ‘U-Power Stadium’.

Xhovani Stropa, trajneri i shkarkuar nga Monca. Gazeta Si, 13 shtator 2022

Klubi pritet të shpërndajë edhe komunikatën zyrtare për shkarkimin e Stropës, por gjithçka lidhet me rezultatet e dobëta.

Kanë dalë në qarkullim ndërkohë edhe emrat e zëvendësuesit të mundshëm të Stropës. Pistat e Ranierit dhe De Zerbit kanë perënduar, Donadoni dhe Andreacoli janë për momentit dy kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Moncës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë