Gazeta Si – Mbrëmjen e sotme luhen ndeshjet e dyta në grupet e Championsit dhe vëmendja është e gjitha në Mynih, ku Bajerni pret Barcelonën. Është sfida kryesore jo vetëm e Grupit C, por edhe e gjithë Championsit në këtë xhiro të dytë.
Si Bajerni, ashtu edhe Barcelona, vijnë pas fitoreve në ndeshjet e para dhe kjo ndeshje ka rëndësi për vendin e parë. Bavarezët nisen favoritë, duke qenë se luajnë në fushën e tyre. Barazimi me Shtutgartin nuk ka lënë shije të mirë dhe pritet reagimi sot në mbrëmje.

Robert Levandovski sfidon sot ata që deri pak muaj më parë ishin shokët e tij të skuadrës dhe me të cilët ka fituar gjithçka vitet e fundit. Mane ka bërë shaka me Mylerin, duke i kërkuar kujdes se mos i pasonte Levandovskit. Katalanasit janë në një formë të mirë dhe pritet t’i përgjigjen si duhet Bajernit.
Interi ndërkohë luan në Çeki ndaj Plzenit dhe për të shpresuar në kalimin e grupit duhet patjetër të fitojë. Ndoshta në këtë ndeshje mund të ketë minuta për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani.
Liverpuli, pas humbjes së thellë në Napoli, sot ndeshet me Ajaksin dhe është i dënuar të fitojë.
Champions, ndeshjet e dyta në grup
Sot, ora 18:45
Plzen-Inter
Sporting L-Totenhem
Ora 21:00
B.Leverkusen-Atletiko M.
Bajern Mynih-Barcelona
Porto-Bryzh
Liverpul-Ajaks
O.Marsejë-Eintraht Frankfurt
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




