Çështja e incineratorëve është një nga hetimet më kryesore të SPAK-ut. Gati dy vjet pas padive të dorëzuara nga opozita në SPAK, çështja nuk është hetuar ende plotësisht dhe kreu i SPAK rezervohet për të dhënë një afat.
Pjesë nga intervista për emisionin “Pa Censurë”
Arben Kraja: Është shumë komplekse si çështje, sepse në atë aktivitet janë 3 incineratorë, kemi 3 çeshtje penale, pra të Elbasanit, të Fierit dhe Tiranës dhe për secilin prej tyre janë të përfshirë disa institucione, disa ministri, me praktika pune, me miratime aktesh ligjore dhe nënligjore dhe marrëveshje deri në lidhjen e kontratës. Kjo kërkon kohën e duhur për t’u hetuar. Në situata të tilla duhet të hetish të gjitha detajet, qoftë edhe problemet administrative për të arritur të kuptosh ku është shkelja, për të ngarkuar me përgjegjësi penale autorët. Po vazhdon me intensitet puna për të hetuar dhe sqaruar deri në fund. Me atë kapacitet që kemi patur kemi bërë maksimumin e mundshëm deri tani.
Elona Meço: Kemi dëgjuar shumë për incineratorin e Fierit, të Elbasanit, por jo të Tiranës. Po vazhdojnë hetimet për Tiranën.
Arben Kraja: Patjetër! Vazhdojnë hetimet.
Elona Meço: Vazhdon si çështje apo me emra personash?
Arben Kraja: Vazhdon si çeshtje. Nuk ka emra personash për momentin.
Elona Meço: Kryetari i Bashksië së Tiranës pohoi para pak ditësh në Top Story se ai e kishte sqaruar pozicionin e tij me prokurorinë. A është thirrur ndonjëherë zoti Veliaj në SPAK?
Arben Kraja: Mesa di unë, jo, akoma. Është çështje e hetimit. Nuk kam informacion të ketë dhënë ndonjë deklarim deri tani.
Elona Meço: Zoti Veliaj tha se e ka bindur SPAK-un se ai kishte kryer çdo procedurë në mënyrë të ligjshme dhe kjo çështje nuk është në proces.
Arbën Kraja: Ju thashë, nuk komentoj çfarë thotë një politikan apo një pokitikan tjetër. Ne kryejmë velrime, mbledhim akte. Me Bashkinë e Tiranës kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dokumentacion për të sqaruar çfarë ka ndodhur dhe si është zhvilluar procedura dhe është në proces e sipër të hetimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




