Dy nënkomisarë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe mos respektim të standardeve për ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Sipas policisë, nënkomisar Ulian Shpataraku 37-vjeç me detyrë shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj 45-vjeçe me detyrë specialiste në të njëjtin seksion, nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




