Gazeta Si – Marko Asensio është gjithmonë e më pranë largimit nga Real Madrid dhe Milani po ndjek situatën. Lojtari është shfaqur shumë nervoz në ndeshjen e fundit, pasi trajneri Ançeloti nuk po e aktivizon rregullisht.
Kontrata e Asensios me madrilenët skadon në fund të sezonit dhe largimi, sipas shtypit spanjoll, është i sigurt. Po sipas shtypit spanjoll, Milani është më afër lojtarit, sepse është interesuar edhe më parë për të, por tashmë konkurrenca është rritur.

Dhe rreziku për Milanin vjen, si gjithmonë, nga Premier Liga. Liverpuli dhe veçanërisht Arsenali janë dy klubet e mëdha që janë futur në garë për sulmuesin spanjoll, ndaj dhe klubi italian duhet të lëvizë me shpejtësi.
Ofertat financiare nga Premier Liga janë vërtet joshëse, jo më kot edhe yjet e rinj të futbollit botëror po shkojnë pikërisht në këtë kampionat. Megjithatë, edhe Milani nuk mbetet prapa sa i takon historisë dhe prestigjit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




