Anticikloni afrikan është aktivizuar në mesdheun qëndror duke sjellë rritje temperaturash në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.
Ditën e sotme moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta dhe mjegull në zonën verilindore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 -12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat parashikohen.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 13/26°C
Zona e ulët 17/32°C
Zona bregdetare 20/32°C
E Martë, data 13 Shtator 2022
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 12/25°C
Zona e ulët 16/32°C
Zona bregdetare 20/29°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




