Futboll

Tension dhe kaos pas shtesës thriller, Juve shpëton me një penallti

Gazeta Si – Në një ndeshje thuajse të humbur, Juventusi për një moment festoi për fitoren, që më pas u bë barazim nga VAR-i. Gjithçka ka ndodhur në kohën shtesë, e mbyllur në barazim 2-2. Një rezultat që djeg për bardhezinjtë.

Juventusi e mbylli pjesën e parë në disavantazh të dyfishtë, 0-2. Kandreva dhe Piatek me penallti shënuan për Salernitanën. Në fillim të pjesës së dytë Bremer shkurtoi diferencën në 1-2. Dhe shtesa pastaj ishte një thriller i vërtetë.

Bonuçi realizon golin e barazimit. Gazeta Si, 11 shtator 2022

Në minutën e 3-të shtesë bardhezinjtë fitojnë një penallti. Bonuçi, me shumë fat, shënon në tentativën e dytë, pas grushtimit të portierit. Barazim 2-2. Në minutën e 5-të shtesë Milik shënon golin e tretë dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pasi heq fanellën nga gëzimi.

Më pas VAR-i anulon golin e Milik për një pozicion jashtë loje të Bonuçit. Tension në fushë dhe Alegri dhe Kuadrado ndëshkohen me karton të kuq, ashtu si dhe Facio te Salernitana. Përfundimisht, një barazim plot emocione në Torino, me Juventusin që shkon në 10 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë