Futboll

Kukësi e gjen trajnerin në Poloni, firmos durrsaku Enkeleid Dobi

Gazeta Si – Enkeleid Dobi, ish-lojtar i Teutës dhe Kombëtares në vitet ’90, është trajneri i ri i Kukësit. Durrsaku 47-vjeçar ka arritur marrëveshjen me klubin kuksian dhe të hënën merr zyrtarisht detyrën.

Dobi, pas largimit nga Shqipëria, e vazhdoi karrierën në Kroaci dhe në Poloni, ku vitet e fundit ka nisur edhe karrierën si trajner. Ai kthehet në Shqipëri për të drejtuar Kukësin, që duhet të nxjerrë sa më shpejt nga kriza.

Enkeleid Dobi, trajneri i ri i Kukesit. Gazeta Si, 11 shtator 2022

“Kukësi njofton se Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajner i skuadrës sonë! Tekniku 47-vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës të hënën, kur do të prezantohet edhe para mediave. Dobi vjen tek ekipi ynë pas një eksperience në Poloni, ku ka drejtuar skuadrat e Gornik Polkowice dhe Widzeë Lodz”, – shkruan klubi verior në njoftimin zyrtar.

Aktualisht Kukësi mban vendin e fundit në Superiore, me vetëm 2 pikë. Skënder Gega dha dorëheqjen pas barazimit me Teutën në Durrës, ndërsa tani ekipi kalon në duart e Dobit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë