Futboll

Bajerni ‘dhuron’ pikë, Myler kapet me shokët e skuadrës: Jam i nevrikosur!

Gazeta Si – Nga ajo nisje e jashtëzakonshmke, tek alarmi. Sezoni i Bajernit filloi në mënyrën më të mirë: 5 gola Lajpcigut në Superkupë, pastaj 15 gola në 3 javë kampionat. Fillimi më i mirë në historinë e klubit , madje edhe të Bundesligës.

Por menjëherë erdhi rënia: 3 ndeshje dhe 3 barazime në kampionat, i fundit ndaj Shtutgartit 2-2. Dhe nga nisja rekord, te numri më i paktë i pikëve të grumbulluara në 6 javë që nga 2010-a. Ndaj dhe Tomas Myler është nxehur keq me skuadrën:

Tomas Myler. Gazeta Si, 11 shtator 2022

“Për herë të parë këtë sezon jam i nevrikosur. Dhe jam nevrikosur me skuadrën. Nëse duam të fitojmë të gjitha ndeshjet, siç janë ambiciet tona, duhet dhënë maksimumi deri në fund.

Fakti që në fund të ndeshjes lejuam një top të Shtutgarit në zonën tonë tregon se nuk ishim brenda ndeshjes dhe situatës. Kam përshtypjen se dhuruam diçka”, – u shpreh Myler.

Në gjithë kampionatin janë ‘dhuruar’ 6 pikë nga bavarezët. Nga 2010-a e më pas Bajerni nuk kishte lënë rrugës kurrë më shumë se 5 pikë. Me 12 pikë, bavarezët kryesojnë bashkë me Borusia Dortmund, Hofenheim dhe Frajburg.

Bajerni duket sikur ka humbur bindjen për t’i fituar ndeshjet kur dhe si do ai. Për këtë arsye Myler u ka tërhequr veshët shokëve të skuadrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë