Moti

Reshje shiu dhe stuhi në Shqipërinë perëndimore sot edhe nesër

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim dhe reshje shiu me stuhi në zonën veriore dhe veriperëndimore. Era do të jetë me intensitet me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      16/31°C

Zona e ulët         18/35°C

Zona bregdetare  22/33°C

E Shtunë, data 10 Shtator 2022

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në veriperëndim. Era do të jetë  me intesitet me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      17/29°C

Zona e ulët         18/32°C

Zona bregdetare  22/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë