Gazeta Si – Teuta-Kukësi është ndeshja që hap javën e 4-t të Superiores. Ndeshja luhet sot në mbrëmje, në stadimin “Niko Dovana” të Durrësit dhe ka një rëndësi të madhe për të dyja skuadrat.
Në stolin e Teutës debuton Bledi Shkëmbi, i cili pak ditë më parë mori vendin e Renato Arapit. Është një rikthim në fakt, sepse Shkëmbi e ka drejtuar Teutën edhe më parë dhe e njeh mjaft mirë ambientin. Korçari debuton në një ndeshje mjaft të vështirë, për vetë pozitat e dy ekipeve.

Edhe pse jemi vetëm në javën e 4-t, sfida e Durrësit është vendimtare në një farë mënyre për trajnerin Skënder Gega dhe Kukësin. Në tri javët e para veriorët kanë marrë vetëm 1 pikë dhe kanë pësuar dy humbje, e fundit në shtëpi me Kastriotin.
Presidenti Safet Gjici ka ngritur zërin dhe një tjetër rezultat negativ në Durrës mund ta komplikojë shumë situatën për trajnerin dhe skuadrën. Minimalisht Kukësi duhet të marrë barazimin në këtë transfertë.
Superiorja kryesohet nga Partizani pas tri javësh. Të kuqtë janë të vetmit që kanë marrë pikë të plota deri tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




