Nga Gazeta Si – Shtyhet gjyqi për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj.
Togat e zeza janë mbledhur paraditen e kësaj të premteje, por seanca nuk është zhvilluar pasi Arbër Paplekaj, i arrestuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, nuk është paraqitur.
Seanca është shtyrë për në datën 14 shtator, në orën 10:45. Avokati mbrojtës dhe i arrestuari janë njoftuar për shtyrjen dhe duhet të marrin pjesë në gjyq javën e ardhshme.
Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.
I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos një efektive policie, Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.
Arbër Paplekaj është arrestuar pas ngjarjes dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




